FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DHE SHKENCAVE HUMANE

HISTORIKU I FAKULTETIT TE SHKENCAVE TE NATYRËS DHE SHKENCAVE HUMANE

Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane u hap në bazë të Urdhërit nr. 16, datë 17.01.2012 të Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, mbështetur në nenin 102 të Kushtetutës dhe në nenin 41 të Ligjit “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”. Kjo njësi e re në Universitetin “Fan S. Noli” u krijua si rezultat i riorganizimit të Fakultetit të Mësuesisë, i themeluar në vitin 1992, në dy fakultete:

  1. Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane
  2. Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë

Misioni parësor i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, është përgatitja dhe formimi cilësor i studentëve në të gjitha ciklet e studimit si dhe kërkimi shkencor në fushat përkatëse. 

Studimet në këtë Fakultet organizohen me kohë të plotë dhe me kohë të pjesëshme në dy cikle: cikli i parë "Bachelor"; cikli i dytë: "Master Profesional" dhe "Master Shkencor" mbështetur në Deklaratën e Bolonjës.

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane janë hapur këto programe studimi:

Në ciklin e parë "Bachelor" (me kohë të plotë):

  1. Filozofi-Sociologji (dt. 17.06.2002)
  2. Administrim dhe politika sociale( dt. 04.07. 2013)
  3. Matematikë-Fizikë (dt. 04.06.2008)
  4. Matematikë-Informatikë (dt. 04.06.2008)
  5. Teknologji Informacioni( dt. 03.06.2010)
  6. Biologji-Kimi( dt. 12.05.2010)
  7. Infermieri e përgjithshme ( dt. 10.07.1995)
  8. Infermier-mami (dt. 22.08.2005)

Në ciklin e parë "Bachelor" (me kohë të pjesëshme):

  1. Filozofi-Sociologji ( dt. 19.03.2013)
  2. Infermieri e përgjithshme( dt. 13.10.2010)

Në ciklin e dytë “Master Profesional" janë hapur këto programe studimi :

  1. Filozofi-Sociologji me profil minor në Edukim Qytetar ( dt. 10.10.2008)
  2. Matematikë – Fizikë me profil minor në Informatikë( dt. 08.11.2010)
  3. Teknologji informacioni (dt. 11.07.2013)
  4. Mësimdhënie në Biologji-Kimi ( dt. 23.11.2011)
  5. Infermieristikë( dt. 06.05.2015)

Në ciklin e dytë “Master Shkencor" është hapur programi i studimit:

  1. Filozofi Sociale (dt. 12.05.2010)

   Mësimdhënia në programet e mësipërme mbështetet mbi formimin akademik dhe profesional të pjesëtarëve të stafit akademik të FSHNH. Ajo reflekton një standart të lartë të cilësisë duke kultivuar kompetencën në programet e studimit si dhe duke nxitur kërkimin shkencor.

    Në vitin akademik 2015-2016 Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane ka një staf të brendshëm akademik me 48 pedagogë: 2 profesorë, 1 profesor i asociuar, 7 doktorë shkencash, 2 docentë dhe 36 lektorë në proces doktorature.

       Mbështetur në udhëzimet e MASH, Urdhër nr. 110, dt. 09.03.2011 për: “Nevojat për Trajnimin e Mësuesve dhe Drejtuesve të Arsimit Parauniversitar”,  pranë  Fakultetit të Shkencave të  Natyrës dhe  Shkencave Humane, u çel Qendra e Ekselencës, e akredituar për 17 module trajnimi. Qendra e Ekselencës “FSHNH” ka një infrastrukturë të përshtatshme për trajnimin e mësuesve dhe një bibliotekë të specializuar për këtë qëllim .

      Veprimtarinë akademike dhe shkencore, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane e zhvillon në dy godina, godina ekzistuese e Shkollës së Infermierisë dhe godina e re (ish Divizioni). Këto ambjente kanë infrastrukturë bashkëkohore për veprimtari mësimore dhe shkencore. Struktura e godinave përbëhet nga: 1 amfiteatër, 6 salla leksionesh, 8 salla seminaresh; 12 laboratore përkatësisht: 2  laboratorë Biologjie dhe Kimie, 1 laborator Fizike,2 laboratorë Informatike, 1 laborator Obstetrikë-Gjinekologji, 2 laboratore Anatomo-Fiziologji, 3 laboratore Infermieristikë dhe 1 laborator Kirurgjikal. Në godinë gjenden edhe 1 bibliotekë, 1 sallë informatike, 1 sekretari, salla e pedagogëve, 1 zyrë, 1 zyrë arkivi, një ambjent për studentët etj.

Biblioteka në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, ka një kapacitet prej 30 vendesh. Ajo është e pajisur me literaturë të specializuar dhe pajisje të tjera të nevojshme si kompjutera, printera, skaner, televizor, videoplayer,etj.

     Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane janë ftuar të mbajnë leksione dhe të zhvillojnë biseda personalitete diplomatike, shkencore dhe letrare.

       Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane ka organizuar simpoziume shkencore, konferenca shkencore ndërkombëtare, si dhe një tërësi seminaresh shkencore. Gjithashtu, janë botuar  përmbledhje me materiale nga konferenca, nga simpoziumet, monografi etj. Çdo vit, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane organizon veprimtari të ndryshme kulturore, promovuese dhe shkencore me stafin akademik dhe me studentët.

    

INFORMACION

DEKAN I FAKULTETIT

Prof.dr Gjergji Pendavinji

 Nr.Tel: ++355 822 43300

e-mail: gpendavinji@unkorce.edu.al

 

 

SEKRETARIA E FAKULTETIT

Nr.Tel: ++355 822 47922

Sekretare: Zarife Dhamo

e-mail: zdhamo@unkorce.edu.al

e-mail: dhamoz@yahoo.com

 

 

 

 

 

 

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

 

Te gjitha kontaktet