FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

HISTORIKU I FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë u hap në bazë të Urdhrit nr. 16, datë 17.1.2012 të ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, mbështetur në nenin 102 të Kushtetutës dhe në nenin 41 të Ligjit “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, pasi u bë riorganizimi i Fakultetit të Mësuesisë (Fakulteti i Pedagogjisë, me programin e studimit 3-vjeçar “Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI”), i themeluar në vitin 1992, me vendimin nr. 5, datë 7 janar 1992 të Këshillit të Ministrave. 

Nga viti 1992 deri në vitin 2015 janë hapur këto programe studimi të ciklit të parë “Bachelor”: Gjuhë Angleze (1994); Mësuesi për Arsimin Parashkollor (1995); Gjuhë Letërsi (2005); Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Frënge (2009); Histori-gjeografi (2010); Cikël i Ulët dhe Anglisht për Ciklin Fillor (2010, Filiali Pogradec); Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI (2013). Programet e studimit “Bachelor”: Mesuesi për Arsimin Parashkollor; Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI; Gjuhë-Letërsi; Histori-gjeografi,  janë zhvilluar edhe në sistemin me kohë të pjesshme.

Në vitin akademik 2008-2009 hapen për herë të parë programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Nivelit të Parë” (MNP) për Ciklin e Lartë të Arsimit Bazë  dhe Arsimin e Mesëm në profilet “Gjuhë-Letërsi” dhe “Gjuhë Angleze” me 60 kredite, të cilat në vitin akademik 2010-2011 u riorganizuan me 90 kredite, duke përfshirë profilet minore “Arte” dhe “Sporte”; “Master Profesional” në Mësimdhënie (2011) me 90 kredite për mësuesit specialistë të shkollave të mesme profesionale; “Master Profesional” Mësuesi për Ciklin e Ulët (2012) (sistemi me kohë të pjesshme); “Master i Shkencave” Arsimi Fillor klasa I-VI (2012); “Master Profesional”, Mësuesi Histori-gjeografi (2013).

Që nga viti 1992 e deri vitin akademik 2014-2015 në këtë fakultet janë diplomuar 4375  studentë.

Në vitin akademik 2014-2015 në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë studionin gjithsej 2157 studentë: 1112 në programet e ciklit të parë “Bachelor” me kohë të plotë; 492 në programet e ciklit të parë “Bachelor” me kohë të pjesshme dhe 553 studentë në programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”.

Ne vitin akademik 2015-2016 në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë janë diplomuar 373 studentë në programet e ciklit të parë "Bachelor" dhe 378 studentë në ciklin e dytë të studimeve "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave".

Në stafin akademik të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë zhvillojnë veprimtarinë e tyre 50 pedagogë të brendshëm prej të cilëve : 1 me titull Profesor, 8 Profesorë të asociuar, 26 Doktorë shkencash, 3 Docentë si dhe 12 Msc. (në proces doktorature)

Në vitin akademik 2016-2017 janë rregjistruar ne sistem 1234 studentë.

Prej vitit 2012, funksionion Qendra e Ekselencës "FEF" e cila ka si qëllim zhvillimin e veprimtarive të trajnimit dhe të kualifikimit të mësuesve në shërbim.
Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë është akredituar për 42 module trajnimi. Nëpërmjet Qendrës së Ekselencës “FEF”, organizohet kualifikimi i mësuesve në shërbim në gjashtë sesione treditore të përvitshme në gjithë rajonin e Korçës. Vetëm në vitin akademik 2013-2014 u kualifikuan 954 mësues. Qendra e Ekelencës “FEF” ka një infrastrukturë të përshtatshme për trajnimin e mësuesve dhe një bibliotekë të specializuar për këtë qëllim me 210 tituj  dhe rreth 960 libra.

Pranë Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë është ngritur Qendra e "Gjuhës shqipe për të huaj" , e cila funksionon bazuar në vendimin Nr. 12, date 29.03.2013 të Senatit Akademik.

Që nga janari i vitit 2016, ekziston Qendra e Gjuhës Greke për dhënien e provimit dhe certifikimit ndërkombëtar të gjuhës greke.

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ka infrastrukturë bashkëkohore për mësim dhe veprimtari shkencore: 10 salla me videoprojektorë, 1 amfiteatër me kapacitet 238 vende, 10 salla leksionesh, 1 sallë mediateke, 1 sallë videokonferencash, 1 laborator dixhital të gjuhëve të huaja, 1 laborator kërkimor shkencor dhe didaktik në fushën e fonetikës, salla e Qendrës së Ekselencës, 1 zyrë sekretarie, 1 zyrë e informimit të studentëve, 10 zyra dhe ambjente punë për stafin akademik dhe ndihmës-mësimor si dhe 1 bibliotekë.

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ka bibliotekën e vet të specializuar në shqip dhe në gjuhë të huaja me rreth 6 mijë tituj me 15 mijë libra. Në bibliotekën e fakultetit studentët dhe pedagogët kanë akses për të lexuar në bibliotekat dixhitale të disa universiteteve të huaja. Ajo drejtohet nga një  punonjës i  kualifikuar dhe i trajnuar për të  përmbushur të gjitha proceset e punës.

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ka organizuar dhe organizon konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka bashkëpunim të ndërsjelltë me 12 fakultete homologe në Shqipëri, në Ballkan dhe në Evropë. Gjithashtu, botohen përmbledhjet me materiale nga konferenca, monografi etj.

Në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë janë ftuar të mbajnë leksione dhe të zhvillojnë biseda personalitete letrare dhe shkencore nga Shqipëria dhe universitete evropiane.

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë nxjerr serinë e botimeve  “Vjetari shkencor FEF”, me punime shkencore të pedagogëve dhe me përmbledhje të kumtesave në konferenca të ndryshme.

Çdo vit Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë organizon veprimtari të ndryshme kulturore, promovuese dhe shkencore me stafin akademik dhe me studentët.

 

INFORMACION

DEKAN I FAKULTETIT

Prof.as.dr. Pavllo Cicko

Tel. : ++ 355 822 48944

e-mail: pcicko@unkorce.edu.al

e-mail: pcicko61@yahoo.com

NDIHMËSJA E DEKANIT

Msc. Maria Tanushi

Tel. : ++ 355 822 48944

e-mail: dekanati@yahoo.com
             tanushimaria@yahoo.com

Zv. Dekan

Dr. Alba Kreka

Tel. : 0696442144 

e-mail: albakreka@yahoo.com

 

 

SEKRETARIA E FAKULTETIT

Tel. : ++355 822 48944
             +355 822 48944

K/Sekretare: Teuta Naslazi

Sekretare: Engjellushe Frasheri

 

 

 

 

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet