HISTORIANI RUMUN ADRIAN MAJURU NË UNIVERSITETIN E KORÇËS

Profesor Adrian Majuru, historian, drejtor i Rrjetit të muzeumeve të Bukureshtit dhe lektor në disa universitete të Evropës dhe Amerikës, ishte dje i ftuar nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës, ku për studentët dhe pedagogët e historisë, biologjisë, letërsisë etj. mbajti një ligjëratë interesante nga fusha e antropologjisë. Në ligjëratën e tij ai paraqiti me fakte konkrete fotografike lidhjen individ-histori-shoqëri, që dëshmonin të përbashkëtat në sjellje dhe në tradita midis shoqërisë rumune ndër vite dhe, më gjerë, midis popujve të ndryshëm gjeografikisht, por të afërt në tradita dhe mendësi.

Në fund të ligjëratës, prof. Majuru iu përgjigj interesimit të pedagogëve dhe studentëve në këtë fushë të dijes, si dhe projektit të tij për ngritjen e një muzeu në Bukuresht me temën “Jeta e njeriut”. Profesor Adrian Majuru i dhuroi bibliotekës së Universitetit një tog librash për kulturën rumune, arkeologjinë dhe antropologjinë.

Në mbyllje të veprimtarisë pjesëmarrësit vizituan ekspozitën me 24 tablo fotografike, që prof. Majuru e hapi  me këtë rast dhe ia dhuroi Universitetit të Korçës.

Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Ali Jashari, e falënderoi prof. Majurun duke e nderuar me “Certifikatën e Mirënjohjes” dhe i dhuroi Simbolin e Universitetit në shenjë mirënjohjeje dhe bashkëpunimi. Prof. Majuru bisedoi me pedagogët e historisë dhe i ftoi ata të merrnin pjesë me kumtime në konferencën vjetore që organizohet nga Rrjeti i muzeumeve të Bukureshtit.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet