I JEPET TITULLI I NDERIT “DOCTOR HONORIS CAUSA” AKADEMIKUT JANI THOMAI

Më 26 mars 2015, në sallën e Amfiteatrit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Rektorati i Universitetit “Fan S. Noli” organizoi ceremoninë për dhënine e titullit “Doctor Honoris Causa” akademikut Jani Thomai në 80-vjetorin e lindjes. Në këtë veprimtari merrnin pjesë anëtarë të Senatit Akademik, pedagogë dhe studentë të Universitetit të Korçës, profesorë dhe studiues nga Tirana, Prishtina, Tetova, Shkupi, Gjirokastra etj.

Fjalën e hapjes e mbajti zëvendësrektorja e Universitetit, dr. Benita Stavre. Pastaj folën prof. dr. Valter Memishaj dhe prof. dr. Ali Jashari, të cilët bënë vlerësimin e veprës së akad. Jani Thomai, duke mbështetur vendimin e Senatit Akademik për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa”. Ndër të tjera, ata u shprehën se akademik prof. dr. Jani Thomai shenjohet si një nga personalitetet më të spikatura shkencore të botës shqiptare dhe hyn në kategorinë e atyre njerëzve që, falë veprimtarisë së çmuar dhe kontributit shumë të rëndësishëm të sjellë në vite, zënë një vend të merituar dhe të pazëvendësueshëm në fushën e albanologjisë. Puna e këtij shkencëtari të talentuar e prodhimtar, e studiuesit të palodhur e të suksesshëm, e njeriut me kulturë gjerë e të shumanshme, është e lidhur për disa dhjetëvjeçarë me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ai punoi përkrah personaliteteve më në zë të shkencave gjuhësore, me akademikë, si: E. Çabejin, A. Kostallarin, Mahir Domin e me figura të tjera madhore në shkencë dhe ka vendin e vetë me peshë në fytyrësimin e punës së Institutit dhe të vetë gjuhësisë shqiptare.

Akademik prof. dr. Jani Thomai është bashkëhartues në të gjitha veprat normative të leksikografisë sonë njëgjuhëshe, duke punuar përkrah personaliteteve më të spikatur kësaj leksikografie, dhe konkretisht në këto vepra: Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, 1980; Fjalor i shqipes së sotme 1984 / i përditësuar, i plotësuar, i shpolitizuar dhe i çideologjizuar, botuar më 2002; Fjalor i gjuhës shqipe (tipi i mesëm me 48.000 fjalë e 5000 njësi frazeologjike), 2006 dhe në formatin elektronik me shqiptim 2012; Fjalor i gjuhës shqipe (tipi vogël, për shkollarë, me 35.000 fjalë dhe 2000 njësi frazeologjike) i përfunduar më 2012 dhe që po pret dritën e botimit. Jani Thomai është hartues i të parit fjalor frazeologjik të gjuhës shqipe (1999). Profesor Jani Thomai është edhe kryeredaktor në disa vepra fondamentale të gjuhësisë dhe kulturës sonë kombëtare dhe konkretisht: Fjalor sinonimik të gjuhës shqipe, 2004; Fjalor i gjuhës shqipe, 2006; Fjalor i vogël i gjuhës shqipe, 2012. Ai është bashkëredaktor në dy fjalorët e parë shpjegues kombëtarë të shqipes standarde: Fjalor i gjuhës së sotme shqipe (1980) dhe Fjalor i shqipes së sotme (1984), si dhe bashkëredaktor për fjalorin Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1998). Gjithashtu, ai bashkëhartues e redaktor përgjegjës për Fjalorin frazeologjik ballkanik (1999).

Te profesor Jani Thomai janë ndërthur pandashëm puna hartuese me atë studimore dhe kjo është një tjetër vlerë e spikatur e personalitetit të tij shkencor. Emri i akademikut të nderuar njëjtësohet me leksikologjinë dhe semantikën e gjuhës shqipe. Ai mbetet, tani për tani, leksikografi me punime monografike më të shumta e më cilësoret. Po përmendim këtu vepra si Çështje të frazeologjisë në gjuhën shqipe, Prejardhja semantike në gjuhën shqipe, Leksiku dialektor e krahinor në gjuhën shqipe, Veçori leksiko-semantike të ndajfoljeve me prapashtesa në gjuhën shqipe etj. Këto punime, krahas hartimit të tekstit universitar Leksikologjia e gjuhës shqipe dhe përmbledhjes Teksti dhe gjuha, tregojnë punën e autorit dhe nivelin në të cilën kanë arritur studimet tona leksiko-semantike, janë sinteza e përgjithësime të punës me fjalën shqipe,

dhe udhëheqin gjithë punën hartuese leksikografike, sidomos për përzgjedhjen e fjalësit në një fjalor, për ndërtimin e strukturave kuptimore të fjalëve, për konceptimin e simetrisë ndërmjet klasave, shtresave a grupeve leksikore etj.

Rektori i Universitetit të Korçës, prof. as. dr. Gjergji Mero, pasi foli për figurën pedagogjike dhe shkencore të akad. Jani Thomai, në emër të Senatit Akademik i dhuroi atij Emblemën e Universitetit dhe diplomën për titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” me këtë përmbajtje:

“Universiteti “Fan S. Noli”, me Vendimin nr. 24, datë 16 janar 2015 të Senatit Akademik, si dhe me pëlqimin e Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë, të shprehur në vendimin nr. 1, datë 20.3.2015, i jep titullin e nderit “DOCTOR HONORIS CAUSA” zotit JANI THOMAI me motivacionin: “Akademik dhe profesor i shquar i gjuhësisë shqiptare, pedagog, leksikolog, semanticien dhe leksikograf, autor i shumë veprave shkencore dhe teksteve universitare, që ka dhënë ndihmesa të vyera në përgatitjen e mësuesve dhe studiuesve të gjuhës shqipe, si dhe për bashkëpunimin e frytshëm disavjeçar me universitetin “Fan S. Noli” të Korçës në fushën e mësimdhënies, veprimtarive shkencore dhe botuese”.

Në fund të ceremonisë, pas fjalës përshëndetëse, akad. Jani Thomai, u dhuroi të pranishmëve librin e tij të fundit “Ligjërata pasuniversitare”, botim i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.

Fjala pershendetese e Akad. J. Thomai

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet