Dega e Financës është njësi administrative pranë Rektoratit në varësi të Kancelarit të Universitetit, e cila drejtohet nga Kryetari i Degës dhe në përbërjen e saj ka:

  • Kryetar Dege;
  • Financier;
  • Arkëtar;
  • Magazinier.

 

Detyrat e Degës së Financës janë si vijon:

  1. Kryen të gjitha veprimet financiare të mjeteve monetare.
  2. Kryen të gjitha veprimet financiare të mjeteve materiale.
  3. Përpilon Urdhër-Pagesën, urdhër-xhirimin, çekun me te gjitha ekstremet përkatëse, sipas dokumentacionit shoqërues.
  4. Përpilon listëpagesat për punonjësit e brendshëm, me kontratë dhe të ftuar, si dhe i informon ata për pagesat e tyre. Bën regjistrimin në librin vjetor të pagës për secilin punonjës.
  5. Përpilon listëpagesat e punonjësve për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe bën rakordimin mujor për pagesat në Degën e Tatimeve.
  6. Përpilon listëpagesën për shërbimet brenda vendit dhe për orët jashtë kohës normale të punës.
  7. Kryen kontabilizimin e Urdhër-Pagesave, të Arkës, listë-pagesave, dhe Magazinës.
  8. Së bashku me Degën Ekonomike pranon dhe vlerëson dokumentacionin e paraqitur për bursë nga studentët e vitit të dytë e lart dhe përpilon listëpagesat e studentëve me bursë.
  9. Mban regjistrin e përdorimit të fondeve buxhetore për shpenzime dhe investime.
  10. Nxjerr situacionin e shpenzimeve mujore dhe akt-rakordimin mujor të të ardhurave të veta.
  11. Përpilon statistikat për numrin e punonjësve dhe fondin e pagave.
  12. Kontrollon të gjitha dokumentet shoqëruese për çdo urdhër-shpenzimi.
  13. Mban evidencën e gjendjes së aktiveve të qëndrueshme.
  14. Mban evidencën e aktiveve qarkulluese.
  15. Bën përgatitjen dhe paraqitjen e pasqyrave vjetore te aktivitetit financiar.
  16. Mban dhe evidenton shpenzimet materiale, administrimin dhe kontrollin e tyre si dhe përgatitjen e dokumenteve financiare të punonjësve të institucionit.
  17. Mban marrëdhënie me specialistin e shpenzimeve dhe specialistin e të ardhurave të Degës së Thesarit për kryerjen e shpenzimeve dhe realizimin e të ardhurave, për zbatimin e limiteve të buxhetit sipas grupeve, artikujve, zërave dhe nënzërave.

 

Për më tepër informacion mund të kontaktoni me :

Marika Napuçe - Kryetare e Degës së Financës

e-mail: reanapuce@yahoo.com

e-mail: mnapuce@unkorce.edu.al

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

 

Te gjitha kontaktet