ZYRA E ERASMUS + NË SHQIPËRI ORGANIZOI NJË DITË INFORMIMI NË UNIKO

Në datën 24 maj 2019, zyra e Erasmus+ në Shqipëri zhvilloi një ditë informimi në Universitetin e Korçës. Takimet filluan në mjediset e Rektoratit, ku përfaqësues të zyrës ndanë informacion me studentët dhe pedagogët për mundësitë që ofron Erasmus+ në katër programet që mbulon. Gjatë takimit pjesëmarrësit treguan interes në lidhje me kategoritë e ndryshme të mobiliteteve, kohëzgjatjen e tyre, nivelet e studimit, hapat për të aplikuar, si dhe për programet e përbashkëta të ciklit të dytë që zhvillohen në universitetet evropiane. Dita e informimit kishte në qendër të katërt grupet e interesit dhe aplikimet për projektet e Erasmus+, ku sipas koordinatores së Zyrës Kombëtare të Erasmus+,  znj. Aida Breti, kjo ështe koha më e mirë për të gjetur partnerët dhe një ide inovative për projektet. Në takim u theksua se Universiteti i Korçës ka qenë i suksesshëm pasi deri më sot ka 4 projekte të mbështetura nga Erasmus+.
Pjesë e kësaj dite informimi ishte dhe seminari me temë: “Reformimi i programeve të studimit.-përgatitja e standardeve akademikë”. Gjatë bashkëbisedimit me pedagogët u diskutua për mundësitë e aplikimit dhe përfitimit nga projekti ICM (International Credit Mobility). Më pas përfaqsues të ekspertëve të Arsimit të Lartë (HERE) folën në lidhje me projektimin e programeve të studimit dhe rritjen e cilësisë së standardeve të këtyre programeve. Një nga pikat më të rëndësishme që u theksua ishte ngritja e kapaciteteve për zbatimin real të standardeve akademikë në proceset e projektimit, rishikimit dhe përmirësimit të programeve të studimit. Në stendën e ngritur në hollin e Rektoratit u shpërndanë fletëpalosje infomuese mbi programet Erasmus+ për studentët dhe të interesuarit e  tjerë. Në fund të kësaj dite të hapur u bënë disa takime informuese edhe në mjediset e fakulteteve të UNIKO.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com