Z. EDMOND GAÇE, PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË PROJEKTEVE, KËRKIMIT SHKENCOR DHE DIGJITALIZIMIT NË UNIKO U NDERUA ME CERTIFIKATË MIRËNJOHJEJE

Në datën 22 janar 2020, në mjediset e Rektoratit të UNIKO u zhvillua ceremonia e vlerësimit të z. Edmond Gaçe, përgjegjës i Sektorit të Projekteve, Kërkimit Shkencor dhe Digjitalizimit, me certifikatë mirënjohjeje, me rastin e 50-vjetorit të lindjes. Rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, i dorëzoi atij certifikatën me këtë motivacion: “Specialist dhe përgjegjës i sektorit IT me një përvojë përmbi dhjetëvjeçare, për profesionalizmin e lartë dhe përkushtimin pakundshoq, për ndërgjegjen dhe integritetin e një njeriu të pakursyer në punë, duke dhënë ndihmesa të frytshme në modernizimin e veprimtarisë mësimore, shkencore dhe administrative. Në shenjë mirënjohjeje nga stafi akademiko-administrativ dhe drejtuesit e Universitetit “Fan S. Noli” i Korçës”.
Z Edmond Gaçe falënderoi drejtuesit e Univesitetit për këtë vlerësim, ndërsa kolegët i uruan atij jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme.