ZËVENDËSMINISTRI I ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË, Z. ERVIN DEMO ZHVILLOI NJË TAKIM ME STRUKTURAT DREJTUESE TË UNIVERSITETIT TË KORÇËS

Në datën 16 prill 2018, Zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, z. Ervin Demo, zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të Universitetit të Korçës, me qëllim prezantimin e disa nismave të qeverisë shqipare, për arsimin e lartë. Biseda u përqëndrua në hapjen e programeve të reja, kryesisht ato dy vjeçare me karakter profesional, si dhe rritjen e cilësisë në arsim. Zëvendësministri Demo vlerësoi punën e UNIKO në këto drejtime dhe u shpreh se Ministria e Arsimit është e fokusuar që programet  profesionale, për të cilat edhe Universiteti i Korçës  ka aplikuar, të marrin miratimin për vitin akademik 2018-2019. Rektori, prof. dr. Ali Jashari, tha se edhe stafi drejtues i Universitetit “Fan S. Noli”, e ka përqendruar punën në drejtim të aplikimeve për programet e reja dhe ristrukturimin e programeve aktuale, për të siguruar qëndrueshmëri institucionale, për të qenë sa më afër tregut të punës, si dhe për t`i paraprirë procesit të akreditimit të programeve të studimit.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet