VLERËSOHEN TRI ESETË MË TË MIRA TË KONKURSIT “SI QYTETAR GLOBAL PAQEDASHËS”

Në datën 11 qershor 2019, në mjediset e Amfiteatrit të FEF u zhvillua ceremonia për vlerësimin e eseve më të mira të konkursit me temë “Si qytetar global paqedashës”. Pedagogu, dr. Eris Rusi, përshëndeti të pranishmit në këtë veprimtari, e cila erdhi si rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm mes UNIKO dhe Federatës së Paqes, Korçë. Ai vlerësoi pjesëmarrjen e studentëve të të gjithë fakulteteve të Universitetit për punën dhe përkushtimin që treguan, si dhe për esetë cilësore me të cilat u paraqitën në këtë konkurs. Më pas u prezantua një videomontazh me pjesë të shkëputura nga libri “Si qytetar global paqedashës” i autorit Sun Myung Mun, mbi të cilin u mbështet dhe shkrimi i eseve të studentëve, disa prej të cilave ata i lexuan për të pranishmit. Në fjalën e saj, përgjegjësja e departamentit të gjuhës dhe letërsisë, prof. as. dr. Jonela Spaho, njëherësh dhe kryetare e jurisë, përgëzoi studentët për esetë cilësore që kishin shkruar dhe thekoi se pavarësisht vlerësimeve të gjithë janë fitues, pasi treguan se UNIKO ka mjaft studentë të talentuar që guxuan të marrin pjesë dhe të shkruajnë për një temë kaq universale siç është paqja në botë.
Me çmim të tretë u vlerësua studenti Florjan Kroi, çmimin e dytë e meritoi studentja Paola Treska dhe për esenë më të mirë u vlerësua studentja Xhulja Burbuqi. Për fituesit u ndanë dhurata simbolike. Veprimtarinë e përshëndeti dhe kryetarja e Federatës së Paqes, Korçë, znj. Nada Bandilli, e cila falënderoi Universitetin për mbështetjen në organizimin e këtij konkursi, si dhe zëvendësrektorja për kërkimin dhe shkencën, dr. Erinda Papa, e cila vlerësoi punën e pedagogëve për krijimin e modelit studentor që ndjek dijen dhe punon për dashurinë dhe harmoninë njerëzore.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com