UNIVERSITETI I KORÇËS NËNSHKROI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN E PORTOS, PORTUGALI

Në datën 8 maj 2018, Universiteti i Korçës nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin e Portos (Portugali).  Nënshkrimi i saj u bë nga rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari dhe zëvendësrektorja e Universitetit të Portos, znj. Maria de Fatima Marinho.  Në takim morën pjesë drejtues të të dy Universiteteve, si dhe Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Portugali, z.Valdemar Gonçalves. Palët vlerësuan bashkëpunimin e nisur midis dy institucioneve dhe shprehën angazhimin e tyre për ta shtrirë atë edhe në fusha të tjera, si: shkëmbime të stafit mësimdhënës dhe të studentëve, projekte të përbashkëta shkencore- hulumtuese, pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike, etj.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com