UNIVERSITETI I KORÇËS NËNSHKROI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME AUTORITETIN E MBIKËQYRJES FINANCIARE

Në datën 16 prill 2018, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe UNIKO lidhën një marrëveshjë bashkëpunimi, e cila u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i AMF-së, z. Ervin Koçi dhe rektori i Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, prof. dr. Ali Jashari. I pranishëm në këtë veprimtari ishte edhe z. Ervin Demo, Zv/ Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Z. Koçi tha se edukimi financiar në lidhje me tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së, është shndërruar në një nga prioritetet e punës së tij. Për këtë arsye, Autoriteti synon që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të përfshijë në kurrikulat shkollore disa njohuri të përgjithshme mbi tregjet nën mbikëqyrje. Profesor Jashari u shpreh se kjo marrëveshjedo t’u shërbejë studentëve të Universitetit, duke u krijuar mundësinë e intershipeve pranë Autoritetit. Ndërsa Zv/Ministri Demo vlerësoi këtë nismë të AMF-së për edukimin financiar dhe rritjen e njohurive te të rinjtë.  Në kuadër të këtij bashkëpunimi u mbajt një leksion i hapur me studentët e Fakultetit Ekonomik, si dhe u ndanë fletëpalosje dhe informacione në lidhje me të gjitha veprimtaritë e sigurimeve.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com