UNIVERSITETI "FAN S. NOLI" MORI PJESË NË NJË TAKIM NË KUADËR TË FINALIZIMIT TË PROCESIT TË AKREDITIMIT

Në datën 2 shkurt në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Tiranë, u zhvillua një takim në kuadër të përfundimit të procesit të akreditimit nga Agjencia Britanike dhe ekspertët shqiptarë për 35 universitete në mbarë vendin . Në këtë takim, universiteti “Fan S. Noli” u përfaqësua nga rektori, prof. dr. Ali Jashari dhe koordinatorët, të cilët u angazhuan gjatë procesit të akreditimit. Ministrja e Arsimit, Znj. Lindita Nikolla, përshëndeti punën e bërë dhe deklaroi se do të vijojë akreditimi i programeve të studimit, i cili do t’u rrisë vlerën diplomave të studentëve shqiptarë dhe do t’u sigurojë më shumë punësim. Ajo kërkoi nga universitetet të plotësojnë rekomandimet e lëna sa më parë. Ndërkohë, gjatë këtij viti për studentët shqiptarë do të jetësohen biblioteka digjitale, aftësimi në gjuhët e huaja dhe orientimi i universiteteve drejt degëve prioritare me interes kombëtar.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet