UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” SOLLI NË KORÇË EKSPOZITËN E FAKULTETIT FILOZOFIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS “1 TETORI PËRMES FOTOGRAFIVE TË KOHËS”

Në datën 15 dhjetor në Muzeun Kombëtar të Arsimit në Korçë u hap ekspozita “1 Tetori përmes fotografive të kohës”. Kjo ekspozitë e Fakultetit Filozofik të UP erdhi në Korçë me ftesën e  rektorit të universitetit “Fan S. Noli” prof. dr. Ali Jasharit, i cili theksoi se këto veprimtari të përbashkëta janë mjaft të rëndësishme për të thelluar më tej bashkëpunimin e nisur  tashmë me Universitetin e Prishtinës. Dekani i Fakultetit Filozofik të UP, prof. as. dr. Bujar Dugolli vlerësoi rolin e rëndësishëm që pati lëvizja studentore për lirinë e Kosovës. Kjo ekspozitë u hap nën moton “Tri lëvizje një ideal”, duke iu referuar lëvizjeve studentore në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni në vitet `90. Në fjalën e tyre pjesëmarrësit u fokusuan në kontributin e këtyre lëvizjeve në zhvillimet kombëtare. Përshëndetën edhe përgjegjësi i muzeut, historiani Niko Kotherja, përfaqësuesit e levizjeve studentore në Maqedoni e Shqipëri, dr. Arsim Sinani, Spiro Curra, etj. Pas ekspozitës të pranishmit vizituan edhe Shtëpinë e Flamurit në Korçë.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com