UNIKO ZHVILLOI FUSHATËN “DITËT E INFORMIMIT TË MATURANTËVE”

Nga data 18 shkurt deri më 3 mars 2019, UNIKO zhvilloi fushatën “Ditët e informimit të maturantëve”. Qendra e Karrierës dhe Alumni dhe pedagogë të fakulteteve të këtij Universiteti, organizuan takime me maturantët, në shkollat e mesme të Qarkut të Korçës. Këto takime kanë për qëllim promovimin e programeve të studimit që ofron Universiteti i Korçës, si dhe njohjen me kriteret e pranimit. Kurrikulat, stafi akademik, kushtet dhe lehtësirat financiare janë ndër kriteret kryesore në përzgjedhje, të cilat UNIKO, si një Universitet i konsoliduar dhe i akredituar, ka ditur t’i ndërthurrë dhe t’i ofrojë më së miri. Gjatë këtyre takimeve, si dhe pranë “Këndit të Informimit” të ngritur në mjediset e Rektoratit, maturantët kanë treguar inters për programet, sistemin e bursave, klubet studentore, mundësitë që ofrohen pas përfundimit të studimeve etj.

Në kuadër të kësaj fushate informimi, UNIKO mori pjesë dhe në “Ditët e Hapura për Maturantët”, organizuar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Korçë, në datat 1 dhe 2 mars 2019, në mjediset e Qendrës Rinore. Universiteti i Korçës, gjatë këtyre dy ditëve, prezantoi ofertën e tij akademike 2019-2020 nëpërmjet fletëpalosjeve, revistave, videove me veprimtari të ndryshme etj.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com