UNIKO VLERËSOI ME CERTIFIKATË MIRËNJOHJEJE PEDAGOGUN DHE DEKANIN E FAKULTETIT TË BUJQËSISË, PROF. AS. DR. GJERGJI MERO, ME RASTIN E 60-VJETORIT TË LINDJES

Në datën 1 mars 2019, në mjediset e Rektoratit të UNIKO, pedagogu, njëherësh dhe dekan i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Gjergji Mero, u vlerësua me certifikatë mirënjohjeje, në një ceremoni festive, ku merrnin pjesë kolegë, drejtues të Universitetit, punonjës të administratës etj.

Rektori, prof. dr. Ali Jashari, i dorëzoi atij certifikatën me këtë motivacion: “Për përkushtimin, profesionalizmin, pasionin në punë dhe ndërgjegjen e lartë që ka treguar për mbi 30 vite me radhë si pedagog i agronomisë dhe edukator i breza të tërë studentësh, si drejtues i Universitetit dhe i Fakultetit të Bujqësisë, që e ka lartësuar emrin e këtij institucioni në Shqipëri dhe në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë. Në shenjë mirënjohjeje nga drejtuesit e Universitetit, stafi akademik dhe studentët e Universitetit “Fan S. Noli”, me rastin e 60-vjetorit të lindjes”.

Prof. as. dr. Gjergji Mero falënderoi drejtuesit e  Universitetit për këtë vlerësim, duke e parë edhe si përkushtim ndaj institucionit, i cili gjithmonë e më tepër, po punon për të rritur besimin e komunitetit.

Më pas, kolegët uruan profesor Gjergji Meron për suksese të mëtejshme në punën dhe karrierën e tij profesionale.

 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com