UNIKO PRANOHET ANËTAR I “BALKAN UNIVERSITIES ASSOCIATION (BUA)”
Në datat 30 dhe 31 mars 2018, në Universitetin Shtetëror të Tetovës, zhvilloi punimet konferenca IV e BALKAN UNIVERSITIES ASSOCIATON, e cila është themeluar në vitin 2014.
Në këtë konferencë mori pjesë dhe Rektori i Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, prof. dr. Ali Jashari. Ditën e dytë të konferencës u mbajt seanca për anëtarësimet e reja në BUA. Prof. dr. Ali Jashari bëri një paraqitje të shkurtër për veprimtarinë e Universitetit të Korçës dhe akreditimin e tij institucional, si dhe falënderoi drejtuesit aktualë të BUA për vlerësimin që i bënë UNIKO për ta pranuar si anëtar të këtij asociacioni. Pas votimit nga anëtarët e BUA , UNIKO u pranua anëtar i saj. Gjithashtu, në këtë seancë u anëtarësuan dhe Universiteti i Tiranës, i Shkodrës etj.
Për vitin 2018 presidencën e radhës e mban Universiteti “Aristoteli i Selanikut”.