UNIKO PARTNER NË KONFERENCËN SHKENCORE ICLLD 2018 ORGANIZUAR NGA KOLEGJI AAB, PRISHTINË

Në datën 8 shtator 2018, në Kolegjin AAB, Prishtinë, zhvilloi punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare mbi Linguistikën, Letërsinë dhe Didaktikën – ICLLD 2018, e cila mblodhi rreth 100 pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni.

Në hapje të konferencës dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof. dr. Hysen Kasumi, tha se qëllimi i organizimit të saj nga Kolegji AAB ka ardhur si pasojë e mungesës së trajtimit të problematikave të linguistikës, letërsisë e didaktikës. Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Ali Jashari, u shpreh : "Tubime të tilla kanë vlera shkencore e pragmatike. Pjesëmarrja  e mbi 20 pedagogëve të UNIKO në këtë konferencë, tregon se bashkëpunimi i nisur me Kolegjin AAB,  do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me të tjera veprimtari po kaq të rëndësishme”. Në emër të Universitetit “Shën Klementi i Ohrit” nga Maqedonia, foli prof. dr. Valentina Gulevska, e cila falënderoi Kolegjin AAB për këtë organizim, duke vlerësuar  bashkëpunimin midis dy universiteteve.

Konferenca ndërkombëtare mbi linguistikën, leterësinë dhe didaktikën – ICLLD 2018, pas seancës plenare, vazhdoi punimet në sesione të ndara, ku u prezantuan rreth 100 pjesëmarrës me kumtesat e tyre.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com