UNIKO ORGANIZOI WORKSHOPIN “SHOQËRI E SË ARDHMES–SHOQËRI GJITHËPËRFSHIRËSE”

Në datat 3-4 maj 2019, UNIKO organizoi workshopin me temë: “Shoqëri e së ardhmes-shoqëri gjithëpërfshirëse”, në bashkëpunim me MEDPAK dhe Rotary Club e Abbeydale Sheffield. Ky takim u dha mundësi pjesëmarrësve: mësues, psikologë, punonjës socialë, terapistë, përfaqësues të qendrës ditore dhe rezidenciale të zhvillimit, përfaqësues të shoqatave dhe organizatave që punojnë me personat me aftësi të kufizuar si dhe përfaqësues të Drejtorisë së Kujdesit Social, Bashkia Korçë, të japin kontributin e tyre në lidhje me shërbimet që u ofrohen personave me nevoja të veçanta në shoqërinë shqiptare.
Fjalën e hapjes e mbajti presidenti i Roraty Club Korçë, Z. Maksi Fejzulla, dhe më pas përshëndeti znj. Kleva Tabaku, sekretare e Inner Wheel, Korçë.
Përgjegjësja e Departamentit të Edukimit, prof. as. dr. Irena Nikaj, në fjalën e saj theksoi rolin dhe përgjegjësinë që kanë institucionet që veprojnë në fushën e edukimit ashtu si dhe ato që projektojnë shërbime për individët e shoqërisë sonë, për të përmirësuar jetën dhe mirëqenien e qytetarëve, duke qënë sa më afër tyre dhe sa më gjithëpërfshirëse.
Ann Norris dhe Christine Martin, dy profesionistë me një përvojë shumëvjeçare në fushën e edukimit dhe pedagogjisë speciale, sollën për të pranishmit disa praktika të mira në punën me personat me aftësi të kufizuar, duke iu referuar shërbimit arsimor dhe shërbimeve komunitare.
Pedagogu i UNIKO Arjan Kamburi foli për konceptin dhe filozofinë e gjithëpërfshirjes duke iu referuar një procesi, i cili mbështetet në politika, praktika dhe kulturën e vendit, si themeli ku duhet të ndërtohet shoqëria e së ardhmes.
Në të dy ditët e worshopit pati pjesëmarrje të gjerë dhe aktive nga aktorët e ndryshëm, të cilët  dhanë një kontribut të rëndësishëm rreth përmirësimit të shërbimeve, që duhet të ofrohen nga institucionet dhe profesionistët për personat me nevoja të veçanta.
Në përfundim u prezantuan kendvështrime të ndryshme lidhur me shërbimet, profesionet dhe lidhjet midis shërbimeve si prespektiva për zhvillimin e shoqërisë si një shoqëri që vë në qendër individin.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com