UNIKO NDEROI ME EMBLEMËN E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” (PAS VDEKJES) PROF. ALFRED UÇIN, PROF. PETRAQ PILIKËN DHE PROF. ILIA MITRUSHIN

Në datën 8 maj 2019, Departamenti i Matematikës dhe Fizikës organizoi për të dytin vit radhazi veprimtarinë “Modeli për të dashur shkencën”, e cila është ideuar për të sjellë në vëmendje nderimin dhe respektin që meritojnë personalitete të shquar, profesorë, akademikë dhe shkencëtarë të fushave të ndryshme. Gjatë kësaj veprimtarie u vlerësuan me Emblemën e Universitetit “Fan S. Noli” (pas vdekjes) prof. Petraq Pilika, personalitet i shquar i shkencave të matematikës, prof. Alfred Uçi, personalitet i shquar i letrave shqipe dhe prof. Ilia Mitrushi, prijës i krijimit dhe zhvillimit të shkencës shqiptare të botanikës.
Në fjalën e tij, rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari përgëzoi Departamentin për këtë organizim dhe theksoi se kjo mbrëmje ceremoniale dhe shkencore i kushtohet përkujtimit dhe vlerësimit të tri figurave të shquara të Korçës, të cilët me veprën e tyre kanë nderuar vendlindjen dhe mbarë kombin shqiptar, duke e përngritur atë, madje dhe më tej, duke lënë gjurmë në shkencën botërore. Ai tha se, si ish- studentë të profesorëve të nderuar ndihemi krenare dhe jemi përpjekur që t’u ngjajmë sadopak me punën tonë, qoftë dhe për ta shprehur mirënjohjen tonë të pamatë për ta.
Veprimtaria vijoi me prezantimin e materialeve filmike kushtuar jetës dhe karrierës profesionale të tri profesorëve të nderuar. Në fjalën e tyre profesor Aleko Minga, dekani i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, prof. dr. Gjergji Pendavinji dhe prof. Anila Paparisto, folën për kolegët dhe pedagogët e tyre duke sjellë kujtime të veçanta nga puna dhe karriera e tyre profesionale.
Pedagogu dhe kompozitori i njohur Josif Minga, në kujtim të mikut të tij, prof. Alfred Uçit, solli një këngë arbëreshe të kompozuar prej tij dhe të interpretuar nga kori i studentëve.
Në fund të takimit, në emër të Senatit Akademik, Rektori u dorëzoi Emblemën e Universitetit “Fan S. Noli”, të shoqëruar me diplomat përkatëse, familjarëve të tre profesorëve të nderuar, të cilët për këtë nderim dhe vlerësim shprehën falënderimet më të sinqerta për stafin organizator, drejtuesit e Universitetit të Korçës dhe për të gjithë pjesëmarrësit.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com