UNIKO NDEROI ME CERTEFIKATË MIRËNJOHJEJE PEDAGOGUN PROF. AS. DR. ROBERT NAÇI

Në datën 18 prill 2018, në Fakultetin e Bujqësisë, në një ceremoni, ku merrnin pjesë drejtues të Fakultetit dhe Universitetit, pedagogë, stafi administrativ, familjarë, miq e të ftuar të tjerë, prof. as. dr. Robert Naçi, u vlerësua me Certefikatë Mirënjohjeje, të shoqëruar me Medaljen e Argjendtë të Universitetit. Rektori, prof. dr. Ali Jashari i dorëzoi certefikatën me këtë motivacion: “Për përkushtimin, profesionalizmin, pasionin në punë dhe ndërgjegjen e lartë që ka treguar për vite me radhë si pedagog i agronomisë në Universitetin “Fan S. Noli”, duke selitur emrin e tij në zemrën dhe në diplomat e qindra studentëve agronomë. Në shenjë mirënjohjeje nga drejtuesit e universitetit, stafi akademik dhe studentët”. Përgjegjësi i Departamentit  të Agronomisë, prof. as. dr. Besnik Skënderasi, bëri një përmbledhje të karrierës profesionale të profesor Naçit nga puna e tij si specialist bujqësie e deri tek mësimdhënia. Dekani, prof. as. dr. Gjergji Mero, vlerësoi kolegun dhe mikun e tij si njeriun  energjik e të palodhur, modest, kërkues dhe korrekt në punë, dhe si familjarin më të devotshëm. Kjo ceremoni u zhvillua me rastin e 65-vjetorit të lindjes së profesor Naçit, i cili përcolli falënderimet e tij të sinqerta për këtë vlerësim që iu bë.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet