UNIKO NDEROI ME ÇMIMIN “FAN NOLI” PEDAGOGEN E SHKENCAVE TË EDUKIMIT, DOC. DR. DONIKA DARDHA

Në datën 19 shkurt 2019, në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, në një ceremoni, ku merrnin pjesë drejtues të këtij fakulteti dhe të Universitetit, pedagogë, punonjës të administratës etj. pedagogia, doc. dr. Donika Dardha, u vlerësua me çmimin “Fan Noli” të Universitetit. Rektori, prof. dr. Ali Jashari, i dorëzoi asaj çmimin dhe diplomën me këtë motivacion: “Për përkushtimin, profesionalizmin, pasionin në punë dhe ndërgjegjen e lartë që ka treguar për vite me radhë si pedagoge e shkencave të edukimit në Universitetin “Fan S. Noli”, duke selitur emrin e saj në zemrën dhe diplomat e qindra studentëve. Në shenjë mirënjohjeje nga drejtuesit e Universitetit, stafi akademik dhe studentët, me rastin e 60-vjetorit të lindjes”. Dekani i FEF, prof. as. dr. Pavllo Cicko, foli shkurtimisht për karrierën profesionale të pedagoges Donika Dardha, e cila falënderoi kolegët dhe drejtuesit e UNIKO për vlerësimin dhe për organizimin e kësaj ceremonie.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com