UNIKO NËNSHKROI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN “UKSHIN HOTI” TË PRIZRENIT

Në datën 7 mars 2019, në sallën e Senatit Akademik të UNIKO, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis UNIKO dhe Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit. Në takim morën pjesë drejtues dhe pedagogë të të dy institucioneve, të cilët diskutuan rreth zhvillimit të bashkëpunimit akademik në nivelin e studimeve universitare, si dhe zhvillimit të veprimtarive kërkimore, shkencore dhe kulturore ndërmjet dy Universiteteve. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari dhe prof. as. dr. Ragip Gjoshi, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit. Palët u zotuan që të marrin në shqyrtim nevojat e përbashkëta gjatë këtij bashkëpunimi me qëllim për të përfituar nga zhvillimi dhe shkëmbimi shkencor, edukativ dhe kulturor.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com