UNIKO NËNSHKROI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN “MARIN BARLETI”, TIRANË

Në datën 16 nëntor 2019, rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari dhe zëvendësrektori i Universitetit “Marin Barleti”, prof. dr. Artan Shyti nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve. Gjatë takimit, të zhvilluar në mjediset e Rektoratit të Universitetit të Korçës, ishin të pranishëm autoritete drejtuese të të dy universiteteve, deputeti i Korçës, z. Niko Peleshi dhe kryetari i Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo. Diskutimi u fokusua në krijimin e një bashkëpunimi afatgjatë në kuadër të mësimdhënies, kërkimit shkencor, shkëmbimit të stafit dhe studentëve, aplikimit të përbashkët në projekte dhe programe lokale e ndërkombëtare, organizime seminaresh, konferencash e veprimtarish të tjera.
Më pas, ata vizituan Qendrën për Formimin e Vazhduar, Qendrën e Inovacionit, Bibliotekën Shkencore të UNIKO etj. për të parë mundësitë e bashkëpunimit në organizimin e trajnimeve të përbashkëta.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com