UNIKO NËNSHKROI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME FONDACIONIN SHQIPTAROAMERIKAN PËR ZHVILLIM

Në datën 28 janar 2020, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis UNIKO dhe Fondacionit Shqiptaroamerikan për Zhvillim, për zbatimin e projektit “Clean Score-Cilësia e materialeve mësimore dhe vlerësimi i performancës së studentëve”. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari dhe bashkëdrejtorët ekzekutivë të këtij fondacioni, z. Martin Meta dhe z. Aleksandër Sarapuli. Gjatë një takimi të zhvilluar në mjediset e Rektoratit morën pjesë autoritete drejtuese të Universitetit dhe përfaqësues të projektit, të cilët diskutuan për përfshirjen e teknologjisë në vlerësimim e performancës së studentëve si një mjet mjaft i vlefshëm për rritjen e transparencës, saktësisë dhe për të siguruar cilësinë e vlerësimit të studentëve me një eficiencë më të lartë. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje palët do të bashkëpunojnë për krijimin e mekanizmave bashkëkohorë për cilësinë e materialeve mësimore të përdorura në fushën e ekonomisë dhe edukimit, si dhe të teknologjisë së vlerësimit të performancës së studentëve.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com