UNIKO LIDHI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME QENDRËN PËR MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE DHE STUDIME BALLKANIKE, SHKUP DHE ME LIDHJEN E DIASPORËS SHQIPTARE PËR MAQEDONINË

Në datën 23 nëntor 2018, në mjediset e Rektoratit të  UNIKO,  rektori, prof. dr. Ali Jashari, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Drejtorin e Qendrës për Studime Ballkanike të Shkupit, dr. Arsim Sinani, si dhe me Kryetarin e Lidhjes së Diasporës Shqiptare për  Maqedoninë, z. Xhevat Prespa. Palët ranë dakord që bashkëpunimi të realizohet me anë të veprimtarive të përbashkëta, shkëmbimit të informacionit dhe botimeve akademike apo periodike. Në këto marrëveshje është parashikuar dhe shkëmbimi i personelit të specializuar për dhënie leksionesh të veçanta në fushat që palët gjykojnë me interes, kualifikimi i personelit akademik nëpërmjet organizimit të seminareve trajnuese, përdorimi reciprok i bibliotekave për literaturë të paklasifikuar për pedagogët dhe studentët etj.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com