U ZHVILLUAN NË UNIKO DISA TAKIME MBI ÇËSHTJET E DIDAKTIKAVE DHE PRAKTIKAVE PROFESIONALE PËR PROGRAMIN PROFESIONAL TË STUDIMIT "EDUKIM PËR FOSHNJËRINË DHE FËMIJËRINË E HERSHME"

Në datën 23 nëntor 2018 në mjediset e UNIKO, profesorët Federica Zanetti dhe Roberto Dainese të Universitetit "Giovanni Maria Bertin", të Bolonjës, Itali, zhvilluan disa takime: me rektorin, prof. dr. Ali Jashari, dekanin e FEF, prof. as. dr. Pavllo Cicko, përgjegjësen e Departamentit të Edukimit, prof. as. dr. Irena Nikaj dhe pedagogë të këtij departamenti, në kuadër të projektit "Drejt një arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët e moshës parashkollore në Shqipëri''. Në këto takime, ku ishte i pranishëm dhe drejtori i projektit, z. Cristiano Agostini, u diskutuan çështje të didaktikave dhe praktikave profesionale për studentët që ndjekin programin profesional të studimit "Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme". Konkretisht u fol për hartimin e programit që do të zbatojnë edukatorët e çerdheve me fëmijet e moshave nga 0-3 vjeç, identifikimin e nevojave të Departamentit të Edukimit, i cili po zhvillon këtë program studimi, për literaturë mbështetëse dhe të specializuar për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme, si dhe u diskutua më në detaje për praktikat dhe laboratorët e formimit profesional për studentët e këtij programi. Rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, shprehu mbështetjen e tij për thellimin e këtij bashkëpunimi duke zhvilluar kërkime shkencore të përbashkëta, si dhe shkëmbim të stafit akademik dhe studentëve midis Universitetit të Korçës dhe Universitetit të Bolonjës. Me ftesë të Rektorit, profesorët Federica Zanetti dhe Roberto Dainese, zhvilluan një leksion të hapur me studentët e vitit të parë të programit "Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme".

Projekti drejtohet nga Save the Children me partner ekzekutiv MEDPAK dhe financohet nga Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com