U ZHVILLUA NË UNIKO WORKSHOP-I ME TEMË: “MBËSHTETJA E MËSUESVE TË ARDHSHËM NË PËRDORIMIN E TIK NË EDUKIMIN E NXËNËSVE ME NEVOJA TË VEÇANTA ARSIMORE”

Në datat 19-21 shtator 2019, në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë rreth 60 studentë që studiojnë në programet e mësuesisë në Universitetet e Korçës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Gjirokastrës dhe Vlorës, morën pjesë në trajnimin e zhvilluar në UNIKO me temë: “Mbështetja e mësuesve të ardhshëm në përdorimin e TIK në edukimin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore”. Sipas pedagogeve të UNIKO, pjesëmarrëse në trajnim, dr. Evionda Pylli dhe dr. Ermiona Braholli, qëllimi i trajnimit ishte përgatitja e mësuesve të ardhshëm në përdorimin e teknologjisë gjatë mësimdhënies për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Nëpërmjet disa veprimtarive studentët, si mësues të ardhshëm, u njohën me mjetet teknologjike bashkëkohore, të cilat mund të përdoren në përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në jetën e shkollës. Projekti solli strategji dhe instrumente të reja për t’u përdorur në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, brenda dhe jashtë klasës.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com