U ZHVILLUA NË UNIKO TRAJNIMI ME TEMË: “INOVACIONI PËR NDËRMARRJET E VOGLA E TË MESME DHE START-UPS”

Në datën 19 dhjetor 2019, në mjediset e Qendrës së Inovacionit në UNIKO u zhvillua trajnimi me temë “Inovacioni për ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe Start-ups”, me pjesëmarrjen e fituesve të nëngrantit, përfaqësues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, organizatave joqeveritare dhe të studentëve të Universitetit. Gjatë trajnimit u fol për potencialet e inovacionit, mënyrën si menaxhohen subjektet inovative, si dhe për politikat që nxisin këto të fundit. Ky trajnim synoi promovimin dhe mbështetjen e modeleve të inovacionit, si dhe organizimin e trajnimeve/workshop-eve mbi ekosistemin e inovacionit në zonat ndërkufitare.
Trajnimi u drejtua nga znj. Manuela Meçe, eksperte për ndërtimin e kapaciteteve. Ajo referoi temën “Menaxhimi i inovacionit”. Gjatë pjesës së dytë të trajnimit, znj. Albana Laknori, eksperte e pronësisë intelektuale, prezantoi një sërë çështjesh që lidhen me të drejtat e pronësisë intelektuale. Pranë Qendrës së Inovacionit në UNIKO, po në këtë kuadër, është planifikuar të realizohet një tjetër trajnim gjatë vitit 2020.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com