U ZHVILLUA NË UNIKO NJË TAKIM NDËRGJEGJËSUES PËR KANCERIN E GJIRIT ME MJEKEN ONKOLOGE, ZNJ. JOTA SASOPULU

Në datën 2 nëntor 2018, në mjediset e Bibliotekës Shkencore Universitare, u zhvillua një takim  ndërgjegjësues për kancerin e gjirit, ku e ftuar ishte mjekja onkologe greke, znj. Jota Sasopulu. Në këtë takim morën pjesë studente dhe pedagoge të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, si dhe punonjëse të administratës së Universitetit. Pedagogia, dr. Sorina Koti, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe në veçanti mjeket e organizatës së bamirësisë “Shpresa”, të cilat e mbështetën këtë veprimtari. Zëvendësrektorja, prof. as. dr. Majlinda Bello, përshëndeti në emër të autoriteteve drejtuese të UNIKO. Ajo vlerësoi rëndësinë që kanë takime të tilla ndërgjegjësuese, duke nënvizuar se shëndeti i gruas është shëndeti i familjes dhe i gjithë shoqërisë. Këtë takim e përshëndeti edhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, znj. Ana Verushi, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, Greqi, znj. Pavlina Ylli, si dhe të ftuar të tjerë. Ma pas, mjekja Jota Sasopulu foli gjerësisht për problemet e kancerit të gjirit, si dhe iu përgjigj pyetjeve në lidhje me kontrollin dhe kujdesin ndaj sëmundjes.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com