U ZHVILLUA NË UNIKO KONSULTIMI PUBLIK “PËRFSHIRJA E TË RINJVE NË PROCESIN E KONSULTIMIT TË PROJEKTLIGJIT PËR RININË”

Në datën 20 nëntor 2018, në Universitetin e Korçës u zhvillua një konsultim publik për projektligjin për rininë, organizuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me studentë të UNIKO, përfaqësues të organizatave joqeveritare rinore, të rinj dhe të reja nga qyteti i Korçës etj. Drejtoresha e Shërbimit Kombëtar për Rininë, znj. Lorena Haxhiu, i ftoi pjesëmarrësit të bëhen pjesë aktive e këtij konsultimi me qëllim që komentet dhe sugjerimet e tyre të merren parasysh në hartimin e ligjit përfundimtar. Rektori i UNIKO,  prof. dr. Ali Jashari, përshëndeti të pranishmit dhe nënvizoi se hartimi i një ligji për rininë do t`i hapë rrugë konkretizimit të projekteve dhe nismave rinore. I pranishëm në këtë takim, kryetari i Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo, përmendi disa nga investimet që ka bërë Bashkia për të rinjtë në arsim, sport e kulturë. Ai vlerësoi bashkëpunimin me Universitetin e Korçës për zhvillimin e praktikave mësimore të studentëve, si dhe veprimtari të tjera të përbashkëta.

Zëvendësministri i Arsimit, Rinisë dhe Sportit, z. Shpati Kolgega, tha se ligji për rininë do të shënojë një hap të ri në zhvillimin e politikave rinore, duke rritur më shumë rolin e të rinjve dhe të organizatave rinore në vendimmarrje, si dhe u ndal në disa nga  pikat më të rëndësishme të këtij projektligji, të cilin më pas e prezantoi më të detajuar z. Arjan Konomi, Përgjegjës i Sektorit të Politikave të Sportit dhe Rinisë në MASR. Në fund të takimit u zhvillua një diskutim i hapur, ku të pranishmit bënë pyetje e dhanë sugjerime të ndryshme për projektligjin e ri për rininë.  

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com