U ZHVILLUA NË UNIKO "DITA AKADEMIKE 2019"-CEREMONIA TRADICIONALE E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE

Në datën 4 tetor 2019, në mjediset e Amfiteatrit të FEF u zhvillua “Dita Akademike 2019", ceremonia e diplomimit të studentëve. Në fjalën e hapjes zëvendësrektorja për mësimin, prof. as. dr. Majlinda Bello, iu drejtua studentëve, pedagogëve dhe punonjësve ndihmësmësimorë, duke i përgëzuar për punën e bërë dhe rezultatet e arritura. Ajo u shpreh se UNIKO do të vazhdojë të mbështesë studentët kurdoherë dhe kudo ku është e mundur, që ata të integrohen në jetë dhe të bëhen pjesë e tregut të punës, duke treguar aftësitë e tyre në sipërmarrje, administratë dhe kudo ku do të shërbejnë nesër.   

Gjatë kësaj ceremonie u ndanë certifikata vlerësimi për studentët me rezultatet më të larta, të cilët shënuan emrin e tyre në “Librin e Nderit” të UNIKO, si dhe “Medalja e Artë”, e cila iu dha studentes Klodjana Dhëmbi të programit të studimit “Matematikë-Fizikë”.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com