U ZHVILLUA NË UNIKO CEREMONIA E DHËNIES SË TITULLIT “QYTETAR NDERI” ISH-PRESIDENTIT TË ASAMBLESË SË KE-SË, Z. RENE VAN DER LINDEN NGA KËSHILLI I BASHKISË KORÇË, SI DHE U PREZANTUA LIBRI I DR. YLLI ÇABIRIT “SHQIPËRIA MUND TË BËHET”

Në datën 1 nëntor 2018, në ceremoninë e zhvilluar në Universitetin “Fan S. Noli”, Këshilli i Bashkisë Korçë nderoi me titullin “Qytetar Nderi” ish-presidentin e Asamblesë së KE-së, z. Rene Van Der Linden. Në këtë veprimtari ishin të pranishëm drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të institucioneve, komuniteteve fetare, pedagogë, studentë etj. Në fjalën e mirëseardhjes rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, nënvizoi se është në nderin e këtij Universiteti të mirëpresë dhe të bashkëpunojë në veprimtari të tilla, ku nderohen figura dhe personalitete me emër në mbarë botën, duke vlerësuar lart punën dhe veprën e politikanit, z. Rene Van Der Linden. Njëkohësisht ai falënderoi dr. Ylli Çabirin, “Doctor Honoris Causa” i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, i cili librin e tij e solli për ta prezantuar edhe në Universitetin e Korçës.

Në fjalën e rastit Kryetari i Bashkisë së Korçës, z. Sotiraq Filo, falënderoi Rektorin për pritjen në organizimin e dy veprimtarive, si dhe vlerësoi politikanin e njohur si një mik të Shqipërisë, i cili do ta mbështesë atë në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian.  

Kryetari i Këshillit të Bashkisë, z. Ilir Bajloz, i dorëzoi z. Rene Van Der Linden certifikatën me motivacionin: “Personalitet i shquar i politikës hollandeze, që me kontributin e tij do t`i japë një vlerë unike vendit tonë për rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ndërsa Kryetari i Bashkisë, z. Sotiraq Filo i dorëzoi Emblemën e Institucionit.

Z. Rene Van Der Linden shprehu mirënjohjen e tij për këtë vlerësim dhe theksoi se Shqipëria ka bërë progres në rrugën e nisur drejt BE-së duke siguruar se do të jetë gjithmonë në mbështetje të saj.

Studentët treguan interes për karrierën politike të europarlamentarit dhe e pyetën atë rreth përvojës së tij në këtë fushë.

Gjatë këtij takimi u prezantua edhe botimi i dr. Ylli Çabirit, “Shqipëria mund të bëhet”. Rektori i Universitetit të Elbasanit, prof. dr. Skënder Topi, tha se libri pasqyron veprimtarinë politiko-administrative të vendit gjatë 30-të viteve të fundit, ndërsa përgjegjësja e departamentit të edukimit në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, prof. as. dr. Irena Nikaj, solli disa reflektime për këtë botim. 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com