U ZHVILLUA KONFERENCA SHKENCORE ME TEMË: “MITRUSH KUTELI NË 110- VJETORIN E LINDJES”

Në datën 26 maj në Universitetin “ Fan S. Noli” u zhvillua konferenca shkencore me temë: “Mitrush Kuteli në 110- vjetorin e lindjes”, organizuar nga Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë (Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë) në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Institutin Albanologjik të Prishtinës, Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë. Në fjalën e  hapjes, rektori i Universitetit “Fan S. Noli” prof. dr. Ali Jashari, u shpreh se punime të tilla shërbejnë për të nxjerrë në dritë jetën dhe veprën e figurave të shquara dhe të  ngjarjeve të shënuara historike, në rajonin e Korçës. Akademia e Shkencave të Shqipërisë e nderoi  Mitrush Kutelin ( pas vdekjes) me titullin “ Nderi i Akademisë”. Akademikja Floresha Dado ia dorëzoi medaljen vajzës së Mitrush Kutelit,  Atalanta Pasko. Në këtë konferencë morën pjesë me kumtesa pedagogë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Pas konferencës pjesëmarrësit vizituan Muzeun Kombëtar të Artit Masjetar dhe Pazarin e Vjetër të Korçës.

Në prani të profesorëve dhe akademikëve, rektori i Universitetit, prof. dr. Ali Jashari, ka nderuar me “ Certifikatë Mirënjohjeje” prof. dr. Remzi Përnaskën, me motivacionin: “Profesor dhe studiues i shquar i gjuhës shqipe, për ndihmesat që ka dhënë si lektor i sintaksës së gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës, duke përgatitur breza të tërë mësuesish dhe studiuesish të gjuhës shqipe; lektor i shqipes në Institutin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve Lindore në Paris, mik i madh i Universitetit të Korçës, që nuk ka rreshtur së ndihmuari për zhvillimin  e veprimtarive shkencore”.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet