U ZHVILLUA CEREMONIA ZYRTARE E FILLIMIT TË VITIT TË RI AKADEMIK NË UNIVERSITETIN “FAN S.NOLI” TË KORÇËS

Në datën 16 tetor 2017 në ambjentet e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua ceremonia e fillimit të vitit të ri akademik 2017-2018. Të ftuar në këtë ceremoni ishin përfaqësues të pushtetit vendor, institucioneve, komuniteteve fetare, pedagogë e studentë. Fjalën e rastit e mbajti rektori i Universitetit prof. dr. Ali Jashari, i cili mes të tjerash tha se po nis një vit i ri akademik pas mbylljes së një tjetër viti të suksesshëm, ku spikatën dy ngjarje të mëdha: festimi i 45-vjetorit të themelimit të Universitetit si edhe përfundimi me sukses i akreditimit institucional, ku Universiteti i Korçës u vlerësua me nota maksimale. Pas këtij akreditimi fillon një punë edhe më e madhe në të gjitha drejtimet për të realizuar planin strategjik të zhvillimit të Universitetit, siç është konsolidimi dhe rritja cilësore e programeve ekzistuese të studimit, rritja e stafit të kualifikuar në shërbim të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, rritja e cilësisë në mësimdhënie përmes kompetencave dhe rezultateve të të nxënit, etj. Në përfundim, Rektori ka uruar të gjithë studentët, stafin akademik dhe punonjësit e tjerë për një vit të mbarë dhe të suksesshëm. Këtij urimi i është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, i cili  tha se në vizionin e Bashkisë, qyteti i Korçës shihet si një qendër e rëndësishme universitare dhe ku boshti i realizimit të këtij vizioni është padyshim Universiteti “Fan S. Noli”. 

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet