U PROMOVUA NË UNIKO LIBRI I AUTORIT BARDHYL LLAGAMI “KRAHËT E SHPENDIT”, KUSHTUAR DJALIT TË TIJ RËNË DËSHMOR PËR LIRINË E KOSOVËS

Në datën 18 prill 2018, në UNIKO, u promovua libri i autorit Bardhyl Llagami “Krahët e Shpendit”, të cilin ia ka kushtuar djalit të tij, rënë dëshmor duke luftuar në radhët e UÇK-së, Skerdilajd Llagamit (Komandant Shpendi). Në këtë promovim merrnin pjesë drejtues të fondacionit “Skard”, si organizator, pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, si dhe të ftuar të tjerë. Me emocion u ndoq shfaqja e dokumentarit për jetën dhe veprën e Komandant Shpendit. Rektori, prof. dr. Ali Jashari, falënderoi autorin, që këtë botim e solli edhe në Universitetin e Korçës dhe i dhuroi atij simbolin e Shkollës së Parë Shqipe. Për vlerat historike dhe letrare të këtij botimi referuan pedagogët,  Msc. Adelina Nexhipi dhe dr. Eris Rusi. Autori Llagami tha se kushdo që i lexon këto poezi, e ndjen nga afër frymëzimin, dhimbjen, por njëkohësisht dhe dëshirën për liri.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com