U PROMOVUA NË FAKUTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË LIBRI ME POEZI “HAPJANI DRITAREN PULËBARDHËS”, E POETIT TEODOR LAÇO (PAS VDEKJES).

Në sallën e Konferencave “Teodor Laço” të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, në datën 11 maj 2017, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë organizoi veprimtarinë për promovimin e librit me poezi “Hapjani dritaren pulëbardhës” të shkrimtarit Teodor Laço (pas vdekjes). Të ftuar në këtë veprimtari ishin personalitete të artit dhe kulturës korçare, përfaqësues të shoqatës dardhare, pedagogë e studentë të Universitetit “Fan Noli”, miq e të afërm të autorit. Fjalën e hapjes e mbajti përgjegjësja e departamentit të gjuhës dhe letërsisë, prof. as. dr. Jonela Spaho, e cila duke e konsideruar librin si një testament poetik, bëri një analizë të detajuar të mesazheve dhe ideve kryesore të përçuara nga autori përmes vargjeve të ndjera. Pedagogu i letërsisë, dr. Ilir Shyta bëri një prezantim të këtij vëllimi poetik, duke ngritur lart vlerat e Teodor Laços si nje poet lirik, edhe pse ai njihet më shumë si prozator.Në fund të veprimtarisë, aktorët Sotiraq Bratko, Zamira Kita dhe bashkëshortja, Mirjana Deti, recituan vargje nga vëllimi poetik.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet