U PREZANTUA PËR STUDENTËT E UNIKO KONKURSI “KORRUPSIONI NË LENTE”

Në datën 15 nëntor 2019, në mjediset e Bibliotekës Shkencore të UNIKO u prezantua konkursi “Korrupsioni në lente” i organizuar nga fondacioni “Qendra Evropiane” me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Ekspertja ligjore pranë këtij fondacioni, znj. Ina Xhepa diskutoi me studentët e Universitetit të Korçës për mënyrat si mund të luftohet korrupsioni, duke u ndalur në situata nga jeta e përditshme. Nga ana tjetër z. Rildo Ngjela, ekspert komunikimi i fondacionit, ftoi studentët të marrin pjesë në këtë konkurs, i cili është i hapur për të gjithë të rinjtë shqiptarë (profesionistë ose amatorë) dhe i njohu ata me rregullat e pjesëmarrjes. Sipas tij, çdo aplikant mund të paraqitet në konkurs me 1-3 fotografi të paekspozuara më parë në përputhje me temën dhe parametrat e kërkuar. Fotografitë më të mira, të cilat duhen dërguar në adresën info@euro-centre.eu brenda datës 14 shkurt 2020, do të përzgjidhen nga një juri e specializuar në këtë fushë dhe do të shfaqen në ekspozitën që do të organizohet në pranverën e vitit 2020.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com