U PREZANTUA NË FSHNH LIBRI I AKADEMIKUT ALBERT DOJA “SHFAQJA E ANTROPOLOGJISË NË SHQIPËRI”

Në datën 10 qershor 2019, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane zhvilloi një leksion të hapur kushtuar antropologjisë sociale, ku ishte i ftuar akademiku Albert Doja, i cili prezantoi dhe botimin e tij më të ri në këtë fushë “Shfaqja e Antropologjisë në Shqipëri” (Shkrime të zgjedhura në 60-vjetorin e lindjes). Pedagogia, prof. as. dr.  Enika Abazi, bëri një përmbledhje të disa çështjeve kryesore të librit dhe trajtesave teorike, të cilat kanë një rëndësi të veçantë në diskutimet akademike të të gjitha niveleve. Akademiku Albert Doja tha se me këtë libër ka dashur të sjellë domosdoshmërinë e përqafimit të metodologjisë antropologjike në studimet e sotme shqiptare, si një mënyrë për të analizuar e interpretuar veçoritë shqiptare si pjesë përbërëse e proceseve dhe trashëgimisë botërore. Sipas tij, antropologjia është një disiplinë studimore, e cila përpiqet të shpjegojë mënyrën se si qeniet njerëzore veprojnë, bashkëpunojnë e kuptojnë botën që i rrethon.

Dekani i FSHNH, prof. dr. Gjergji Pendavinji, falënderoi të dy pedagogët për pjesëmarrjen në këtë leksion të hapur, për të biseduar e diskutuar nga afër me studentët dhe pedagogët e pranishëm rreth këtij botimi kaq të rëndësishëm në fushën e studimeve antropologjike shqiptare. Ai vlerësoi figurën e akademikut Albert Doja, i njohur në mbarë botën për kontributin e tij të madh fushën e antropologjisë, ndërsa theksoi kontributin e tij të veçantë dhe në formimin e pedagogëve të rinj të këtij fakulteti.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com