U NËNSHKRUA MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT MIDIS KOLEGJIT UNIVERSITAR PËR BIZNES DHE TEKNOLOGJI TË PRISHTINËS DHE UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” TË KORÇËS

Në datën 10 nëntor 2017 në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit me Kolegjin Universitar për Biznes dhe Teknologji të Prishtinës. Gjatë takimit, ku morën pjesë drejtues dhe pedagogë të të dy institucioneve të arsimit të lartë, u diskutua se është në interesin më të mirë të të dy palëve që të rritin dhe të thellojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre, në dobi të zhvillimit të mësimit dhe kërkimit shkencor. Marrëveshja u nënëshkrua nga rektori i Universitetit të Korçës, prof. dr. Ali Jashari dhe rektori i Kolegjit UBT, Kosovë, prof. dr. Edmond Hajrizi. Palët u angazhuan në shkëmbimin reciprok të stafeve akademike, teksteve mësimore, publikimeve, organizimin e konferencave dhe projekteve të përbashkëta, risive etj. 

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet