TRYEZË E PËRBASHKËT DISKUTIMI MIDIS KOLEGJIT UBT , UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS, NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL

Në datën 16 dhjetor 2017 u zhvillua një tryezë e përbashkët diskutimi midis drejtuesve dhe pedagogëve të Kolegjit UBT , Universitetit “Fan S. Noli” dhe Universitetit të Prishtinës , për çështjet e dakortësuara mbi bashkëpunimin ndërinstitucional. Rektori i universitetit të Korçës, prof. dr. Ali Jashari, tha së është momenti të hidhen hapa konkretë në këtë bashkëpunim. Pedagogët ekspertë të pranishëm, diskutuan prioritetet dhe ndërtuan plane pune për veprimtaritë e përbashkëta, të cilat do të nisin në fillim të vitit 2018. Çështjet kryesore ku u fokusuan bisedimet ishin: ndërtimi i programeve të përbashkëta studimore, lëvizshmëria e stafit, shkëmbime përvojash në platformat digjitale, aplikime për programe ndërkombëtare në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, organizime të përbashkëta me karakter shkencor, aktivitete studentore si ekspedita, botime, konferenca etj. 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com