TIMO FLLOKO PREZANTOI, PËR STUDENTËT E FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, LIBRIN E TIJ MË TË RI “KËRCIM NË BOSH”

Në datën 25 maj 2018, aktori Timo Flloko prezantoi për studentët e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë  librin e tij më të ri, “Kërcim në bosh”. Në këtë takim të organizuar nga Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë, përgjegjesja, prof. as. dr. Jonela Spaho bëri një analizë  të librit, ndërsa pedagogu, dr. Ilir Shyta, aktori Kristian Koroveshi dhe studentja Katerina Çifligu recituan disa prej poezive të tij. Rektori, prof. dr. Ali Jashari, nderoi aktorin Timo Flloko me Certifikatën e Mirënjohjes me motivacionin: “Personalitet i shquar i artit, aktor i shumë roleve në filmin dhe teatrin shqiptar, i cili me punën e tij ka shfaqur për vite me radhë vlera si artist, poet e përkthyes, duke qenë shembull për breza të tërë si dhe për ndihmesën e pakursyer në krijimin dhe konsolidimin e kulturës shqiptare. Në shënjë mirënjohjeje nga drejtuesit e universitetit, stafi akademik dhe studentët”.

Aktori Timo Flloko falënderoi Rektorin për këtë vlerësim dhe, ndërsa recitoi disa prej poezive të tij, u shpreh se ky libër e përshkruan atë më së miri si njeri dhe si artist.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com