THIRRJE PER PJESEMARRJE NE KONFERENCEN SHKENCORE NDERKOMBETARE KUSHTUAR JETES DHE VEPRES SE THIMI MITKOS

Të nderuar kolegë, pedagogë dhe studiues!

Këshilli i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës, vendosi që të zhvillojë një veprimtari shkencore kushtuar jetës dhe veprës së Thimi Mitkos me rastin e 195-vjetorit të lindjes.

Kjo veprimtari do të organizohet në bashkëpunim me Universitetin “Aristoteli” të Selanikut, Greqi, Universitetin e Kalabrisë, Itali, Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Tiranë, si dhe me pjesëmarrjen e pedagogëve dhe studiuesve nga institucione të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Si veprimtaria e parë me përmasa të tilla, në këtë konferencë synohet që të sillen trajtesa të spikatura shkencore, për të ndriçuar edhe më mirë jetën dhe veprën e Thimi Mitkos, këtij personaliteti të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Pedagogët dhe studiuesit nga fusha të ndryshme janë të mirëpritur të marrin pjesë me kumtesat e tyre, duke i vlerësuar ato si ndihmesa të vyera në studimin e jetës dhe veprës së Thimi Mitkos.

Konferenca do t’i zhvillojë punimet në javën e katërt të muajit mars 2015.

Për të përgatitur në kohë zhvillimin e konferencës jeni të lutur që deri në datën 30 janar 2015 të dërgoni në adresën time elektronike (alijashari@yahoo.com) titullin e kumtesës suaj dhe një abstrakt në gjuhën shqipe prej 500 fjalësh, ku të shpjegohet synimi dhe përmbajtja. Dërgimi i abstraktit në afatin e përcaktuar do t’i japë mundësi komisionit organizator që të përgatitë në kohë programin dhe materialet e tjera, duke synuar që botimi i kumtesave të jetë gati në ditët e konferencës.

Konferenca kushtuar 195-vjetorit të lindjes së Thimi Mitkos do të shoqërohet edhe me veprimtari të tjera.

Jeni të lutur që këtë thirrje t’ua bëni të njohur edhe kolegëve tuaj që janë të interesuar për të marrë pjesë me kumtesa.

Për hollësi të tjera organizative dhe teknike do të njoftoheni nga komisioni organizator brenda datës 10 shkurt 2015.

Ju mirëpresim!

Për Komisionin Organizator të Konferencës

Prof. dr. ALI JASHARI

Dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë

Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet