TAKIM NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIKO DHE UNIVERSITETIT "NEOFIT RILSKI" BLAGOEVGRAD

Në datën 11 shtator 2020 rektori i UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello, zëvendësrektorja për kërkimin dhe shkencën, dr. Benita Stavre dhe koordinatori i projekteve Erasmus+ në UNIKO, z. Ardian Çërava zhvilluan në mjediset e Rektoratit një takim me koordinatorin kryesor të programit Erasmus + në Universitetin "Neofit Rilski" Blagoevgrad, z. Stanislav Grozdanov dhe me z. Aleksandër Popkoçev, inspektor i Sekretarit për Zhvillimin Akademik dhe Shkencor në këtë universitet. Të pranishmit diskutuan për bashkëpunimin midis dy universiteteve në kuadër të projekteve të përbashkëta të kërkimit, aplikimit në mobilitete për stafin dhe studentët, ndërkombëtarizimin e mësimdhënies etj.
Palët ranë dakord për rinovimin e marrëveshjes mes dy institucioneve me qëllim vazhdimin e këtij bashkëpunimi.