TË RINJTË NË MBËSHTETJE TË LUFTËS KUNDËR EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM

Në datën 30 maj 2018, rektori i UNIKO, prof. dr. Ali jashari, mori pjesë në takimin me temë: “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm”, gjatë të cilit u zhvillua edhe konkursi “ Së bashku për menaxhimin e konfliktit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, organizuar nga Shoqata Gruaja në Zhvillim, Korçë. Në fjalën e tij profesor Jashari përgëzoi të rinjtë për nismën e ndërmarrë në mbështetje të luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm, pasi të rinjtë janë një forcë e madhe, që mund ta parandalojë atë. Gjatë këtij takimi u nënshkrua edhe një marrëveshje me qëllim formalizimin e një rrejeti bashkëpunimi (VEP), midis institucioneve, ku bën pjesë edhe Universiteti “Fan S. Noli”, si dhe shoqatat e shoqërisë civile. Rrjeti ka filluar të funksionojë në janar 2018 dhe ka si qëllim të kontribuojë në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm në qarkun e Korçës.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com