STUDENTËT VULLNETARË TË DEPARTAMENTIT TË INFERMIERISË JANË TË GATSHËM T`I BASHKOHEN LUFTËS KUNDËR COVID-19

Rreth 60 studentë e ish-studentë të departamentit të infermierisë të UNIKO i janë përgjigjur thirrjes “Infermierë për Shqipërinë”, për të ofruar ndihmën e tyre në luftën kundër COVID-19. Sipas pedagogut të këtij departamenti, msc. Bledi Baze, studentët të ndarë në grupe me nga 5 vetë morën pjesë në një trajnim disa javor, ku u njohën gjerësisht me pandeminë, tiparet klinike të coronavirusit, sëmundshmërinë, veshjet speciale, përballimin e urgjencave etj. Baze thotë se, tashmë ata janë të gatshëm të kontribuojnë përkrah bluzave të bardha, për të luftuar coronavirusin, nëse do të jetë e nevojshme. Pas trajnimit studentët kanë krijuar një grup komunikimi online, ku së bashku me pedagogët ndajnë mendime rreth situatës dhe zhvillimeve më të fundit në lidhje me COVID-19.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com