STUDENTËT E UNIKO ZHVILLUAN NJË TAKIM INFORMUES ME TEMË: “ARSIMI GJITHËPËRFSHIRËS-AFTËSIA E KUFIZUAR”

Në datën 21 shkurt 2019, në amfiteatrin e fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, studentët e programeve të mësuesisë zhvilluan një takim informues me temë: “Arsimi gjithëpërfshirës-Aftësia e kufizuar”. Sipas studentëve organizatorë Panajot Zere, Geralda Jatagani, Xhoana Agolli, Fabjola Dautllari dhe Xhoana Dunolli, ky takim kishte për qëllim jo vetëm informimin, por dhe  ndërgjegjësimin e studentëve, të cilët nesër do të bëhen mësues për problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuar. Në takim u prezantuan video, fotografi, informacione të ndryshme,si dhe u diskutuan mënyrat se si duhen ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta për t’u integruar në shoqëri si gjithë të tjerët. 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com