STUDENTËT E UNIKO ZGJODHËN DREJTUESIT E RINJ TË KËSHILLIT STUDENTOR

Në datat 21-22 nëntor, në mjediset e UNIKO u zhvilluan zgjedhjet për drejtuesit e rinj të Këshillit Studentor të Universitetit  “Fan S. Noli”,  për periudhën 2018-2020. Procesi zgjedhor u zhvillua në dy faza, ku fillimisht u zhvilluan zgjedhjet për këshillat studentorë në nivel fakulteti dhe në fazën e dytë u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme për drejtuesit e Këshillit Studentor të Universitetit, ku fitues për këtë mandat 2-vjeçar rezultuan studentët:

Ismeralda Seidolli- Kryetare e Këshillit Studentor

Klea Dautllari- Zëvendëskryetare e Këshillit Studentor

Gjergji Xhango - Sekretar i Këshillit Studentor

Procesi zgjedhor u zhvillua nën mbikëqyrjen e Komisionit Zgjedhor Universitar të ngritur pranë Qendrës së Karrierës dhe Alumnit, në përbërje të të cilit ishin tri anëtarë. Përgjegjësi i QKA, z. Romeo Terolli, i cili ndoqi nga afër të gjithë procesin zgjedhor, u shpreh se gjithçka u zhvillua normalisht në të dyja fazat. 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com