STUDENTËT E UNIKO VEPRIMTARI NË DITËN BOTËRORE TË POEZISË

Në datën 21 mars, në kuadër të Ditës Botërore të Poezisë, studentë të Universitetit “Fan S.Noli” , të rinjtë e “Qendrës Rinore” në Korçë, pedagogë e të ftuar të tjerë, ndanë me njëri-tjetrin poezitë më të dashura për ta, nga autorë vendas dhe të huaj.  Gjatë kësaj mbrëmjeje poetike u promovuan edhe disa prej autorëve më të rinj të qytetit të Korçës, poezitë e të cilëve u përcollën me emocion nga nxënësit e shkollave të mesme “Raqi Qirinxhi” e “Themistokli Gërmenji”. Pedagogu i letërsisë, dr. Eris Rusi, njëherësh edhe kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e re” në Korçë,  foli për lidhjen e tij me poezinë, duke përcjellë mesazhin, se të rinjtë sot duhet ta duan artin dhe të jenë më pranë librit. Edhe pedagogët e tjerë të ftuar në këtë takim përgëzuan studentët për nismën e bukur, duke uruar që kjo të kthehet në një  traditë për Universitetin e Korçës.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com