STUDENTËT E UNIKO-PJESË E VEPRIMTARISË NDËRGJEGJËSUESE “NJË LULE PËR AUTIZMIN”

Në datën 2 Prill 2019, në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, studentët e Klubit të Vullnetarëve të Qendrës Rinore dhe Sportive të UNIKO, në bashkëpunim me Bashkinë dhe Qendrën Rinore Korçë zhvilluan veprimtarinë "Një lule për autizmin". Kjo veprimtari ndërgjegjësuese kishte qëllim mbledhjen e fondeve për shoqatën MEDPAK, e cila mbështet familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara. Sipas pedagogut Arjan Kamburi, të ardhurat që u grumbulluan  nga shitja e luleve, të cilat i siguroi Bashkia e Korçës dhe pikturave të bëra nga fëmijët me aftësi ndryshe do të shërbejnë për blerjen e materialeve të ndryshme që u nevojiten këtyre fëmijëve për të zhvilluar aftësitë e tyre. Në këtë veprimtari u shpërndanë dhe fletëpalosje informuese rreth autizmit, shkaqeve dhe mënyrave se si duhet trajtuar.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com