STUDENTË TË UNIKO MORËN PJESË NË SHKOLLËN VERORE ME TEMË: “TË JETOSH NDËRMJET KULTURAVE”

Në datën 1 nëntor 2019, në mjediset e UNIKO u zhvillua një takim në kuadër të përfundimit të shkollës verore me temë: “Të jetosh ndërmjet kulturave”, organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC).  Në këtë shkollë morën pjesë 21 studentë të Universitetit të Korçës, si dhe pedagogët dr. Maria Dojçe dhe dr. Eriseld Kalemaj. Studentët, së bashku me mentorët e tyre, pas intervistave të zhvilluara në terren me banorë të zonës së Prespës, përgatitën materiale filmike, nëpërmjet të cilave synojnë të pasqyrojnë realitetin jetësor të këtyre banorëve. Punimet e studentëve u paraqitën në takimin përmbyllës, ku dhe u diskutua në lidhje me pritshmëritë dhe gjetjet e tyre gjatë punës në terren.